
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sanjollas në Kolonjë, ku për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit, një banesë është djegur, duke i marrë jetën një prej anëtarëve të familjes.
Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet fjalë për Shyqyri Selimin, person me aftësi të kufizuara, i cili ka gjetur vdekjen pasi është asfiksuar. Në banesë ka pasur edhe 5 anëtarë të tjerë të familjes, të cilët kanë arritur të shpëtojnë.
Aktualisht, në vendin e ngjarjes ndodhen dy zjarrfikëse të cilat po përpiqen të shuajnë flakët. (A2 Televizion)