
Pasi të përfundojë vizitën në Nju Jork, kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën.
Kreu i qeverisë i është përgjigjur ftesës së Albin Kurtit dhe pritet që të hënën të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Që prej 18 shtatorit, kryeministri ndodhet në Nju Jork, ku po merr pjesë në sesionin e 76 të Asamblensë së Përgjithshme të OKB-së. (A2 Televizion)