
Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë me anë të së cilës kërkon ndërhyrje ligjore për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
10 muaj pas nisjes së funksionimit, ILD, institucion që bën hetimin disiplinor të prokurorëve dhe gjyqtarëve ka kuptuar se ligji mbi të cilin ai funksionon ka problematika serioze.
Në draft-propozimin e dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, ILD shpjegon se institucioni nuk po funksionon siç duhet për shkak të mungesës së inspektorëve.
Aktualisht, nga 28 pozicione inspektorësh që ka ILD, vetëm një prej tyre është emëruar. ILD ka shpallur disa herë vakancat deri tani, por asnjë gjyqtar nuk ka shprehur interesin dhe për shkak të kritereve të forta të vendosura për pranim dhe eksperiencë 13-vjeçare në punë.
Kështu një nga kërkesat e ILD drejtuar Ministrisë është dhe zbutja e kritereve për pranimin e inspektorëve. (A2 Televizion)