PD: Dënojmë me ashpërsi sulmin ndaj pronës së kandidatit demokrat në Shkodër

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 10:26 | Politikë
PD: Dënojmë me ashpërsi sulmin ndaj pronës së

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit të dy shpërthimeve në Shkodër, gjatë orëve të natës.

Sipas saj, “gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin”.

“Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati. Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin. Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës. Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim”, lexohet në një deklaratë të PD-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/26/tronditet-shkodra-dy-shperthime-gjate-nates/

A2 CNN Livestream

Latest Videos