
Jozefina Topalli mohoi çdo mundësi për të kandiduar për postin e Presidentit të Republikës.
Në “Intervistë” me Merita Haklajn, Topalli u shpreh: “Ka vite që media flet për këtë, madje më kanë thënë që jam e shitur te Edi Rama sepse do të bëhem Presidente. Nuk e kam menduar kurrë. Unë jam e bindur se politikani nuk ngjit në kujtesën e njerëzve nga posti. (A2 Televizion)