
Komisioni i Rithemelimit ka mbajtur mbrëmjen e sotme mbledhjen e parë në selinë e Partisë Demokratike, ku ka marrë edhe vendimet e para.
Rithemelimi ka vendosur që të hiqet çdo derë hekuri në PD. Gjithashtu, Komisioni i Rithemelimit vendos që të sistemohet çdo zyrë dhe ambient në Partinë Demokratike, në mënyrë që të vijojnë punën normalisht deputetët dhe funksionarët e tjerë të PD-së.
Sipas burimeve të A2 CNN, në mbledhje Berisha është shprehur se “asnjë moment nuk duhet humbur që PD t’i rikthehet normalitetit dhe secili të mendojë dhe punojë për opozitën”.
Pas mbledhjes, për gazetarët jashtë selisë, Berisha tha shkurt: “Dyert e blinduara do të hiqen. Është një proces vendimmarrjesh në të gjitha nivelet tani dhe po bën mirë. Sot janë marrë vendime për organizimin”. (A2 Televizion)