PD, fillon heqja të dyerve të blinduara nga selia

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 22:46 | Politikë
PD, fillon heqja të dyerve të blinduara nga selia

Rikthimi i anëtarëve të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike solli edhe efektet e para praktike. Ashtu siç ishte paralajmëruar, kanë filluar punët për heqjen e elementeve të blinduar në hyrjet kryesore dhe si dhe në akseset dytësore.

Partia Demokratike ka marrë vendim që të heqë dyert e blinduara pas kërkesës që patën një pjesë e deputetëve demokratë gjatë mbledhjes së kryesisë një ditë më parë, si dhënien e një mesazhi pozitiv për ribashkimin e partisë.

https://www.facebook.com/gent.strazimiri.3/videos/494153498871149/

Pas heqjes së dyerve të blinduara, në selinë blu do të rikthehet normaliteti dhe deputetët do të futen nga dera kryesore dhe jo nga ajo anësore, siç kanë vepruar deri tani.

https://a2news.com/2022/03/25/berisha-kthehet-ne-seline-e-pd-demokratet-ti-shtrijne-doren-njeri-tjetrit-askush-nuk-perjashtohet/

Disa video të shpërndara nga anëtari i PD-së Gent Strazimiri, tregojnë punimet që janë në zhvillim e sipër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos