Rithemelimi inspekton selinë, Noka: Do të hiqen blindat, partia është e të gjithëve

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 14:12 | Politikë
Rithemelimi inspekton selinë, Noka: Do të hiqen blindat, partia

Pas njohjes zyrtare nga Gjykata e Tiranës, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë zhvilluar këtë të shtunë një vizitë në seli, ku inspektuan gjendjen e godinës.

Anëtari Flamur Noka njoftoi se ndër punët e para që do të bëhen nga komisioni, janë rehabilitimi i godinës, heqja e blindave, si dhe rikthimi në punë i personelit të larguar nga administrata e PD-së.

Noka deklaroi se partia do të jetë e hapur dhe në seli do të ketë vend për të gjithë deputetët. Ai shtoi se partia do të nisë një proces bashkimi, ku të ftuar janë të gjithë demokratët, të cilët duan të luftojnë sistemin e Edi Ramës.

Ndërsa vendimmarrja do t’i takojë grupit parlamentar, si hap i parë për të bashkërenduar qëndrimet mes demokratëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos