PD hap procesin e primareve për bashkinë e Tiranës

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 19:38 | Politikë

Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht procesin e primareve për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe atë të Elbasanit.

Në këtë mënyrë Komisioni për Organizimin e Proceseve Zgjedhore deklaron të hapur procesin e mbledhjes së kandidaturave.

Sipas udhëzimit, të gjitha degët do të duhet të mbledhin propozimet për kandidatët gjatë takimeve me anëtarësinë.

Më pas, kandidatët do të duhet të dorëzojnë një CV dhe formularin e vetëdeklarimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos