
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se së shpejti PD-ja do të prezantojë kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se janë përzgjedhur dhe certifikuar kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Sa i përket pyetjes për zgjedhjet. Por të gjithë si gazetarë të vjetër e dini që PD-ja ka kaluar në një proces të gjerë konsultimi para zgjedhjeve të 25 prillit. Janë prezantuar kandidatura që ashtu siç e përcakton statuti përbënin një grup njerëzish për t’u përzgjedhur në zgjedhjet e ardhshme lokale. Iu nënshtruan një analize e vetingu, ishte një komision që i certifikoi ata kandidatë, secili kishte të drejtën e kontestimit”.
Tabaku theksoi se PD-ja do të prezantohet në këto zgjedhje me kandidaturat më të mira të mundshëm me një aleancë të gjerë opozitare dhe qytetarët.
“Zgjedhjet lokale të 6 marsit që ka dekretuar presidenti tregojnë faktin që ne e kemi përsëritur të degradimit të pushtetit të Ramës dhe të lidhur me krimin, Rama kërkonte të bënte aleancë me krimin. Kam bindjen se PD-ja do të prezantohet me kandidatë më të mirë të mundshëm në këto zgjedhje. Do të shpallen shumë shpejt dhe brenda afatit të përcaktuar nga KQZ-ja, PD-ja është e angazhuar për një aleancë të gjerë me të gjitha partitë e koalicionit opozitar dhe së dyti një aleancë me qytetarët për të përfshirë mendimin qytetar shoqërinë civile e individët pa parti, për t’i bërë ballë çdo palë zgjedhjeje. E rëndësishme është që PD-ja do të përfaqësojë vullnetin e 670 mijë shqiptarëve që e votuan muaj më parë”. (A2 Televizion)