PD kallëzon në SPAK kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 14:01 | Politikë
PD kallëzon në SPAK kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryetarin e Bashkisë Mallakstër, Qerim Ismailaj, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

“Sipas kallëzimit të dorëzuar sot në SPAK, rezulton se nga evidenca e shërbimit të oficerit të policisë P.F., të datës 30.01.1999 rezulton se Qerim Ismailaj, ishte thirrur sipas ligjit dhe në kohë për t’u paraqitur në MOD të Chios gjatë ditës së gjykimit në 25.02.2000. Më tej, nga evidenca e shërbimit të datës 28.06.1999, e oficerit të policisë P.F., rezulton se i pandehuri mori dijeni për akuzën që atribuohej kundër tij, nëpërmjet materialit përcjellës me numër 58/1999, me të cilin ai u referua që gjykohej përpara Gjykatës së Përbërë nën Betim (MOD – Gjykata e Përbërë nën betim e Chios)”. Kjo provon që ai ka pasur dijeni për gjykimin dhe dënimin e tij në shtetin grek, por e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit”, thotë PD.

Gjithashtu, PD-ja thotë se do të ankimojë në ditët në vijim vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos i hequr mandatin Ismailajt, edhe pse rezultoi e vërtetë se ai ishte i dënuar me 3 vjet burgim në Greqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos