PD para zgjedhjeve të pjesshme lokale, Lumezi: Si ndërmarrjet e komunizmit

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 20:40 | Politikë
PD para zgjedhjeve të pjesshme lokale, Lumezi: Si ndërmarrjet e

Analisti Aristir Lumezi, në Debat nga Alba Alishani, e krahasoi Partinë Demokratike, me ndërmarrjet e komunizmit, të cilat degradoheshin deri në atë pikë që dikush t’i merrte me çmimin më të lirë të mundshëm.

“Këto nuk janë zgjedhje jetë a vdekje për PD, pasi edhe mandati është i pjesshëm dhe për faktin se ajo tashmë kontrollon 61 bashki e nuk është një objektiv elektoral i paarritshëm. Gjithsesi komoditetin ia jep situata në PD. Këtu e ndihmon edhe presidenti, i cili fillimisht tha se do të bënte konsultime dhe bëri vetëm me PS, duke mos njohur PD e Bashës, madje as të Berishës.

Për këtë arsye, zoti Koçi u shpreh se është trekëndësh Bermunde, por në këtë rast me katete të shkatërruara. Ata janë brenda një anije që nuk e dinë se ku do t’i çojë. Është një opozitë e dobët, e çorganizuar, më ngjan me ato ndërmarrjet e dikurshme të kohës së komunizmit, të cilat liheshin të shkatërroheshin deri në fund, duke i hequr dritaret, makineritë, gjithçka, në mënyrë që ai që do e merrte, të kishte kosto sa më të lirë”, tha Lumezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos