“PD, parti e oportunistëve, pa strategji”, Gjoni: S’ka grup të fuqishëm parlamentar për t’u përballur me PS

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 11:05 | Politikë
“PD, parti e oportunistëve, pa strategji”, Gjoni: S’ka

PD bën taktika të vogla, por nuk ka strategji, duke i rënë kambanave të humbjes së radhës. Kështu e shikon analistja Edlira Gjonin lëvizjen e fundit të Partisë Demokratike për ristrukturim, në një kohë kur nga PD-ja po ikin emra të njohur, referuar dorëheqjes më të fundit të Mark Markut, por edhe mospërfshirjes së emrave të tjerë të njohur.

“PD në vend që të merret me transparencë të plotë, vendim, diskutim të brendshëm e publik për këtë vendim që do të zëvendësohet nga një anonim dhe vendosi të kamuflohet duke na sjellë një ngjarje si kjo e ristrukturimit të saj pikërisht para se të nisë parlamenti duke bërë një show aspak të ndryshëm nga ajo që ka bërë në vite”.

Sipas Gjonit, PD po bën një sjellje autokrate nga mënyra se si ka zgjedhur të sillet me emrat kundërshtues të saj.

“Përveç Markut është dhe Shehaj që nuk del fare në këtë zgjidhje ristrukturues kemi largimin e ish-presidentit Nishani dhe kryqëzimin e atyre që kanë kandiduar dhe Kadilli nuk duhej neglizhuar. Mënyra që PD-ja ka zgjedhur të merret me këta emra janë sjellje të një partie autokrate si Stalini, Hoxha, PS dhe PD, dhe po të shohësh partitë e tjera simotra nuk janë taktika këto për të ardhur në pushtet. PD bën taktika të vogla, por nuk ka strategji. Nëse ti bën disa taktika dhe nuk ke startegji po i bën këmbanave të humbjes së radhës. Edhe për 4-8 vitet e ardhshme. Nëse do të kishte strategji këto lëvizje do të ishin të padukshme. Strategjitë e kryeministrit nuk i kuptojmë se i bën të kamufluara”.

Gjoni shikon me shqetësim përballjen opozitare në parlament për shkak të zëvendësimit nga emra anonimë, të cilët do të përballen me një grup të sofistikuar parlamentar të PS-së

“PD ka ngelur shumë mbrapa dhe unë parashikoj ulje dhe bie dakord me ata që quajnë PD-në, partinë e oportunistëve dhe të të humburve që mezi presin që presin tenderin e radhës për t’u ulur në karrige. Nuk shoh parti strategjiste që forcojnë idenë e një grupi parlamentar të fuqishëm dhe të gatshëm që të përballet me grupin e PS që në 8 vite është sofistikuar më tej. PD duhet të gjejë emrat për terrenin politik ku duhet të bëjë betejën, luftën politike. E kundërta ndodh. Ka emra rreth Bashës e Berishës, po gjen pozicion për emrat dhe jo pozicion për emrat. PD-ja është një ushtri dhe e ka të pozicionuar ushtrinë në mënyrën më të keqe të mundshme. PD-ja nuk ka dëshirë të dalë nga pozicioni i saj. Me këtë pozicion të PD-së fusha është e hapur për PS-në. Opozita është në mandatin e tretë si opozitë që nuk po luan rolin e saj. Nuk është parti e elitës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos