
Në ditën e lindjes së At Zef Pllumit, presidenti Ilir Meta shprehet se nderimet më të mëdha mund t’ia bëjmë veprës "Rrno, vetëm për me tregue", është që të mos harrojmë mesazhet e saj.
"Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!”, është mesazhi që kreu i shtetit ka veçar nga vepra dhe që sipas tij mbetet aktual dhe në ditët e sotme.
"Rrno, vetëm për me tregue" është jo vetëm një dëshmi autentike për terrorin dhe krimet e diktaturës, por mbetet edhe një kushtrim i përhershëm për lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor, për të cilat ia vlen çdo sakrificë.
Sot, në ditën e tij të lindjes nderimin më të madh, që mund t'i bëjmë veprës së At Zef Pllumit është të mos harrojmë një prej mesazheve të tij më të mençuara, të vlefshme dhe për kohët që jetojmë:
"Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!”, shkruan Meta. (A2 Televizion)