PD prezanton kandidatin për bashkinë e Shkodrës, i pranishëm edhe Alibeaj

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 11:17 | Politikë
PD prezanton kandidatin për bashkinë e Shkodrës, i pranishëm

Partia Demokratike ka prezantuar këtë të shtunë në Shkodër kandidatin për kryetar të kësaj bashki në zgjedhjet e 6 marsit kur do të mbahen zgjedhjet lokale në 6 bashki të vendit.

Pak ditë më parë, strukturat e PD në Shkodër propozuan emrin e Xhemal Bushatit për kandidat, i cili më pas u miratua edhe nga kryesia e partisë.

Këtë të shtunë, i pranishëm ishte edhe Enkelejd Alibeajn, i cili mban pozicionin e drejtuesit politik në Shkodër.

Bushati do të jenë në garë për kryetar të Shkodrës me rivalët e tij Bardh Spahia nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” dhe Majlinda Angoni nga radhët e Partisë Socialiste, e cila mbante pozicionin e prefektes. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/03/kush-jane-te-gjithe-kandidatet-e-partive-ne-zgjedhjet-e-pjesshme-lokale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos