Yuri Kim injoron gjykatën, ambasadorja amerikane quan Alibeajn kryetar të komanduar të PD

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 12:58 | Politikë
Yuri Kim injoron gjykatën, ambasadorja amerikane quan Alibeajn kryetar

Ambasadorja Amerikane zhvilloi një takim me Enkelejd Alibeajn, të cilin e konsideroi si kryetarin e Komanduar të PD-së, duke injoruar kështu vendimet e regjistruara të Gjykatës së Tiranës, miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit, në bazë të të cilave partia drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

“Një diskutim shumë i mirë me kryetarin e komanduar dhe kreun e grupit parlamentar në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh. SHBA-ja ka pasur një marrëdhënie të fortë e të veçantë me Partinë Demokratike që prej themelimit të saj. Ne e vlerësojmë shumë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë dhe ndaj shpresojmë që të dyja të vijojnë të forcohen.”

Yuri Kim, ambasadore e SHBA, Twitter
https://a2news.com/2022/04/05/pd-yuri-kim-shkelmoi-vendimin-e-gjykates-dhe-injoroi-vullnetin-e-zgjedhesve/

Pavarësisht se i referohet Alibeajt si kryetar, takimi me të nuk u zhvillua në selinë e PD-së, por në Kryesinë e Kuvendit. Në dalje, ambasadorja nuk pranoi pyetje nga gazetarët, por u kufizua te mesazhet në Twitter.

“Amerika dhe Shqipëria kanë ende shumë punë përpara për të mbajtur Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërtimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zgjerimin e mundësive në fushën e biznesit dhe ekonomisë për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”

Yuri Kim, ambasadore e SHBA, Twitter

Njësoj si Kim, edhe Alibeaj u largua pa komentuar, ndërkohë që ambasadorja amerikane mësohet se ka planifikuar një tjetër takim me homologun e tij socialist, kreun e grupit Taulant Balla, ku pritet të diskutohet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Të hënën, gjithmonë në kryesinë e Kuvendit, ambasadorja amerikane u takua edhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos