PE votoi pro kandidaturës së Lagarde në krye të Bankës Qendrore Evropiane

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 19:00 | Bota
PE votoi pro kandidaturës së Lagarde në krye të Bankës

Parlamenti Evropian votoi me 394 vota pro, 206 kundër dhe 49 abstenim kandidaturën e franceze Christine Lagarde në postin e drejtueses së ardhshme të Bankës Qendrore Evropiane.

Lagarde bëhet femra e parë që do të drejtojë këtë institucion kaq të rëndësishëm. Më parë ajo ka qenë në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Gruaja e fuqishme franceze nuk ishte në seancën e votimit të Parlamentit Evropian edhe pse kishte një ftesë për të qenë e pranishme.

Udhëheqësit e BE-së do të formalizojnë emërimin e saj për një mandat 8-vjeçar në samitin që pritet të mbahet në mes të muajit tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos