Një autobus, me të cilin po udhëtonin rreth 50 pasagjerë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në Peskara të Italisë, duke lënë të plagosur rreth 30 persona. Një 17-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.
Shumica e pasagjerëve ishin studentë të cilët po ktheheshin në shtëpi. Dinamika e aksidentit është ende e paqarta, ndërsa policia dyshon se autobusi përfundoi jashtë rrugës pasi një tjetër makinë i zuri korsinë.
Për aksidentin e rëndë ka reaguar edhe kryetari i bashkisë, Luciano Di Lorito, i cili e ka vlerësuar si një hero shoferin e autobusit.
“Ai shmangu një masakër duke u përplasur me pemën. Unë isha në vendngjarje dhe aksidenti mund të kishte qenë shumë më i rëndë nëse autobusi nuk do të ishte ndalur nga pema. Mund t’iu konfirmoj se vetëm një vajzë 17-vjeçare ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa të plagosurit e tjerë janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Di Lorito. (A2 Televizion)