Peleshi tregon se kur do ta përmbushë Shqipëria kushtin minimal të NATO-s

Nga A2 CNN
8 Janar 2023, 12:17 | Politikë
Peleshi tregon se kur do ta përmbushë Shqipëria kushtin minimal

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i pyetur nga A2 CNN se kur vendi ynë do e përmbushë normën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka quajtur kusht minimal, tha se ka një grafik të qartë për këtë.

“Shqipëria është e dalluar në këtë aspekt. Angazhimi për të arritur 2% të GDP-së buxhet mbrojtjeje, është për vitin 2024 dhe ka një grafik se si do të shkohet deri aty. Ne kemi ecur sipas atij grafiku, pak a shumë. Për vitin 2023, duhet të jemi 1,85% të GDP-së dhe jemi pak më tepër. Në vitin 2024, do të shkojmë në 2% të GDP-së pa dyshim”, tha Peleshi.

Në lidhje me tensionet në Kosovë, Peleshi theksoi: “Pushtimi rus në Ukrainë i ka tronditur të gjithë ekuilibrat dhe kur ka tronditje, vatra të fjetura nisin të aktivizohen. Ballkani Perëndimor mund të mos jetë vatra e parë potenciale e ndonjë konflikti pas Ukrainës, por e dyta apo e treta, po. Jemi një nga rajonet e kërcënueshëm. Shqipëria është e pakërcënueshme, por Ballkani Perëndimor ka 6 vende dhe 3 nga ata nuk janë anëtare të NATO-s”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/08/satelitet-jo-luks-po-kursim-peleshi-nuk-do-te-mbyllen-syte-para-ndertimeve-pa-leje-e-parcelave-te-kanabisit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos