
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se njoftimi i institucionit në drejtim të saj lidhur me procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim edhe mund të mos ishte publikuar, por në fund të fundit dha vetëm një informacion që dihej botërisht.
“Sa i takon njoftimit që kemi bërë për nisjen e procesit të zëvendësimit të ambasadores amerikane në Shqipëri. Besoj se nuk kërkon ndonjë shkencë të madhe për ta ditur se kur fillon dhe mbaron mandati i kujtdo ambasadori, aq më tepër i atij të Shteteve të Bashkuara. Ai njoftim ndoshta edhe mund të mos ishte bërë, por nuk kemi thënë asgjë më shumë se sa ajo që tashmë ishte thënë në media”, tha Xhaçka në një konferencë për mediat.
Ministrja shtoi se ky informacion ka qenë në dikasterin e saj prej shumë kohësh. “Ai u bë i njohur kur ky informacion doli përtej Ministrisë, pasi edhe Ministria e Jashtme e ka një rol në këtë proces, duke dhënë dakordësinë për emrin e ambasadorit përpara se zëvendësuesi të vijë në vendin tonë.
Në këtë moment kanë nisur teori komploti, lobimesh sikur çfarë kishte ndodhur. Në këto kushte gjykuam që ishte vendi që ishte vendi për t’ia prerë rrugën këtyre thashethemeve. Dhe u gjykua të mos bëhej ky proces pis, të thuhej që është përfunduar një mandat dhe kanë nisur procedurat. Thjesht i kemi vënë kapak disa aludimeve dhe thashethemeve”. (A2 Televizion)