Denoncimi i Berishës: Qeveria luan bixhoz, arsimtarët nuk kanë marrë rrogat

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 19:36 | Politikë
Denoncimi i Berishës: Qeveria luan bixhoz, arsimtarët nuk kanë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke e akuzuar atë se ende nuk ka dhënë pagat e dhjetorit për arsimtarët në mbarë vendin.

Sipas kreut të PD, kryeministri Rama nuk ka u ka dhënë pagat mësuesve pasi fondin e caktuar për këtë gjë e ka përdorur për interesa obskure.

“Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor! Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.

Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve përfshirë këtu kamatën për vonesën.

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital.

Doktor përshëndetje! Shqetësim i madh është mos'hedhja e rrogave të mësuesve për muajin dhjetor.  Të lutem ngrije tani si shqetësim se jam me ata tani dhe duhet patjetër të ndërhysh”, shkruan Sali Berisha në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos