Mandati i saj në Kushtetuese, Xhaçka: Pres drejtësinë, e bindur se nuk kam shkelur asnjë ligj

Nga A2 CNN
7 Janar 2023, 12:57 | Politikë
Mandati i saj në Kushtetuese, Xhaçka: Pres drejtësinë, e

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga posti, pas akuzave të opozitës se ka shkelur ligjin pasi bashkëshorti i saj është përfshirë në listën e investitorëve strategjikë të vendit.

“Është kthyer në filozofi pune e Foltores dhe Vulës “shpif, shpif se diçka do të mbetet. Por asnjëri nga ne nuk do të rrinte në detyrë për më shumë se 2 javë nëse do të jepte dorëheqje pas çdo shpifjeje dhe hiperbolizimi të opozitës”, tha Xhaçka gjatë një konference për mediat.

“Ky është një proces që ka hyrë në binarë ligjorë dhe fjalën e fundit e ka gjykata. Edhe unë po pres me durim që gjykata do të thotë fjalën e fundit, e bindur që nuk kam shkelur asnjë ligj dhe nuk kam tejkaluar asnjë normë etike dhe morale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos