Janë rikthyer aktet e dhunës në Kategorinë Superiore dhe konkretisht në ndeshjen e kësaj të diel në Kamzë, ku skuadra vendase u ndal në një barazim 1-1 me Laçin.
Sebino Plaku kaloi vendasit në avantazh në minutën e 56-të, ndërsa Laçi barazoi me një penallti të kthyer në gol në minutën e 6 të shtesës.
Penalltia është kontestuar nga vendasit e pas përfundimit të ndeshjes, tifozët u futën në fushën e lojës dhe goditën arbitrin Eldorian Hamiti.
Rojet e sigurisë dhe më pas policia bën të mundur shmangien e agravimit të mëtejshëm të situatës. (A2 Televizion)