
Stevo Pendarovski mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rezidencën Presidenciale, Pendarovski u prit me ceremoni nga paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov i cili e prezantoi edhe me kabinetin.
Më herët, Presidenti i ri bëri betimin në Parlament, pra deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare. Ai u zotua se gjatë mandatit 5-vjeçar do të respektojë kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut.
Pendarovski përmendi mes prioriteteve të tij, ruajtjen dhe zhvillimin e raporteve ndër etnike në vend, duke shtuar se përcaktimi strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve mbetet anëtarësimi në NATO dhe BE.
Në seancën solemne morën pjesë krerë shtetesh e përfaqësues të lartë, si presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të.
Ekspertë të çështjeve politike në vend, vlerësojnë se Pendarovski, do të ndryshojë raportet e presidencës me Qeverinë, por edhe me komunitetin ndërkombëtar. Ata mendojnë se nën udhëheqjen e tij, vendi do t’i japë fund bllokimit të procesit të reformave nga paraardhësi Ivanov, i cili refuzoi dekretimin e dhjetëra ligjeve për shkak të mos pranimit të emrit të ri të shtetit, Maqedonia e Veriut.
Ai zvarriti edhe shumë vendime tjera në politikën e jashtme si emërimi i ambasadorëve, por edhe ratifikimi i marrëveshjeve dypalëshe. (A2 Televizion)