Peqin, vritet me armë zjarri një 45-vjeçar

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 13:03 | Kronikë
Peqin, vritet me armë zjarri një 45-vjeçar

Policia ka bërë me dije se në lagjen Çezmë të Peqinit, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos