
Arrestohet në Tiranë Etion Joka, i akuzuar nga SPAK për blerje votash, pasi u shfaq në një video të publikuar në media duke dhënë para në këmbim të votës.
32-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga SPAK më 24 prill, një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në vend, ndërsa u arrestua këtë të shtunë në kryeqytet. Në prill u arrestua personi tjetër që shfaqej në video, i cili merrte para nga kandidati i LSI.
Joka ishte renditur i 22-i në listën e LSI-së për Tiranën. Në zgjedhjet e 25 prillit, kjo forcë politike siguroi 4 mandate në Parlament. (A2 Televizion)