Sekuestrohen pasuri në vlerën 150 mijë euro të vëllezërve nga Tirana, akuzohen për prostitucion në Spanjë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2021, 12:23 | Kronikë
Sekuestrohen pasuri në vlerën 150 mijë euro të

Pasuri me vlerë rreth 150 mijë euro të dy vëllezërve nga Tirana janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, pasi rezultojnë me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj jetës.

Sipas policisë, bëhet fjalë për vëllezërit 30-vjeçarë, A.L. dhe O.L.  Nga të dhënat e policisë, shtetasi A. L,  është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa shtetasi O. L, është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos