
Dy shtetas turq kanë rënë në prangat e Policisë Kufitare të Rinasit, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara. Ata do të udhëtonin nga Rinasi drejt Gjenevës, por gjatë verifikimeve të pashaportave të tyre rezultoi se ishin të falsifikuara.
Shtetasit turq me iniciale O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, u arrestuan për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)