
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas ngjarjes së rëndë ku një vajzë e mitur 11 vjeçare dyshohet se u përdhunua nga 5 persona në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm, Sveçla, i cili konfirmon se mes arsyeve të dorëheqjes renditet dhe ajo e ndërgjegjes profesionale për këtë rast mjaft të rëndë.
Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar 5 persona për përdhunimin e vajzës së mitur. Katër prej tyre do të mbahen në paraburgim për një muaj, ndërsa personi i pestë është duke u marrë në pyetje.
Ngjarja që dyshohet se ka ndodhur të shtunën në një park të qytetit, është denoncuar nga familja e viktimës. (A2 Televizion)