
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka komentuar së fundmi çështjet ende të pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë.
Sa i përket çështjes së targave, ai është shprehur se çështja e targave të makinave në Kosovë duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet e të dyja vendeve: Kosovës dhe Serbisë.
“Jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët”, thotë Borrell. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët që lëvizin me makina me targa që i lëshon Serbia, t’i riregjistrojnë ato në Republika e Kosovës.
Vendimi, i paraparë të niste së zbatuari më 1 gusht, ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës dhe është shtyrë për 1 shtator. (A2 Televizion)