All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Serbia të hapë arkivat”. Kosova kërkon drejtësi për të pagjeturit, 23 vite pas luftës

Nga A2 CNN
30 Gusht 2022, 14:17 | Kosova
“Serbia të hapë arkivat”. Kosova kërkon drejtësi
All - Paragraf - 1

Kanë kaluar 23 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe ende sot, mbi 1600 persona rezultojnë të zhdukur.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, në Prishtinë, janë ekspozuar 35 fotografi të realizuara nga familjarët e tyre, foto të shoqëruara në krah me thënie që tregojnë se çfarë ata po përjetojnë prej 23 vitesh, pa ditur asgjë për fatin e të dashurve të tyre.

All - Paragraf - 3

Familjarët kërkojnë drejtësi e zbardhjen e të vërtetës. “Kemi pritur 30 gushtin që të mos jetë kaq punë e vonuar, sikur edhe vitet e tjera. Kemi edhe sot 1670 të pagjetur”, thotë familjari i një të pagjeturi. “Eshtrat e djalit nuk po i gjej”, tregon një e moshuar. “Djali i djalit, 14 muajsh, edhe ai. Me muaj vetëm kam qarë”.

Kurti e Osmani, thirrje Serbisë: Prano krimet

Teksa kryen homazhet pranë obeliskut për personat e pagjetur në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve, presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kërkuan nga Serbia që të pranojë krimet e të tregojë vendndodhjen e të pagjeturve të luftës. Edhe njëherë, ata kërkuan nga Beogradi që të hapë arkivat ndërsa ndërkombëtarëve i kërkojnë trysni më të madhe mbi këtë çështje.

“Në mes të këtyre 1670 të zhdukurve ka edhe që nuk janë shqiptarë. Ne angazhohemi për zbardhjen e fatit të të gjithëve, pa dallim etnie. Me këtë rast i ftoj qytetarët që kanë informacion, që ta bëjnë publik. Besoj që përveç se hapja e arkivave në Beograd, edhe qytetarët në Serbi të tregojnë atë që dinë”, tha Kryeministri Kurti.

All - Paragraf - 6

“Edhe sot, bëjmë thirrje që bashkë me komunitetin ndërkombëtar, të rrisim angazhimin në mënyrë që Serbia, p[përfundimisht, të përgjigjet për krimet e kryera, por edhe të tregojë vendndodhjen e qytetarëve tanë të cilët akoma nuk e dimë se ku janë. Siç e dini, në dialogun me Serbinë është bërë prioritet gjetja e të zhdukurve me dhunë”, tha Osmani. (A2 Televizion)

https://youtu.be/yUDwMYsY4cs
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos