
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “Arrest me burg” për 7 adoleshentët e arrestuar të shtunën, akuzuar për abuzimin seksual në grup me një të mitur 13-vjeçare në shkollën “Rilindja” në Kavajë.
Mbi të miturit rëndon akuza e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Në kërkim është shpallu dhe një tjetër 15-vjeçar, i cili ka lidhje me këtë ngjarje të rëndë që u denoncua fillimisht nga ish-kryeministri Berisha.
Mendohet se kane qene 16 persona që kanë abuzuar me 13-vjeçaren, ndërsa ajo nuk e kishte denoncuar ngjarjen, pasi djemtë e kërcënonin me publikimin e një videoje intime. (A2 Televizion)