Përforcohet Tirana, Kristal Abazaj vishet bardheblu

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 09:12 | Futboll
Përforcohet Tirana, Kristal Abazaj vishet bardheblu

Kristal Abazaj është zyrtarisht lojtari më i ri i Tiranës. Sulmuesi shqiptar rikthehet në Shqipëri pas përvojës që kishte me Istanbulsporin në elitën e futbollit turk. Ka qenë vetë faqja e klubit që me anë të një postimi, njoftoi tifozët për arritjen e marrëveshjes.

Abazaj ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me ngjyrat bardheblu për një vit e gjysmë. Afrimi i tij tek Tirana, i hap rrugë drejtuesve për të shitur Redon Xhixhën, një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e dimrit megjithatë deri me tani ende nuk ka diçka zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos