Përfundon censi në Maqedoninë e Veriut, u regjistruan 2 milionë shtetas, s’dihet numri i shqiptarëve

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 16:23 | Ballkani
Përfundon censi në Maqedoninë e Veriut, u regjistruan 2

Përfundon me sukses censi për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni të Veriut. Enti Shtetëror i Statistikave publikoi rezultatin paraprak, por nuk zbuloi se sa është numri i shqiptarëve.

“Gjithsej janë regjistruar 1 832 696 qytetarë, 837 232 apartamente, 568 178 familje si dhe 53 503 objekte”, deklaroi Ilmi Selami, zv.drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Për sqarimin dhe detajimin e të dhënave do të duhen disa muaj.

“Përpunimi dhe shpallja e rezultateve do të bëhet në afat prej 6 muajsh nga sonte, por ne nuk do të presim përfundimin e 6 muajve pasi përpunimi dhe publikimi i të dhënave do të bëhet para vitit të ri ose më së voni 15 ditë pas vitit të ri”.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski tha se do të ketë sanksione për ata persona që refuzuan të regjistrohen. Ai shtoi se numri i atyre që kundërshtuan censin është tepër i vogël, por sidoqoftë edhe ata do të jenë pjesë e numrit të përgjithshëm, pasi të dhënat e tyre do të merren nga databaza e viteve të kaluara.

Ndërkohë, krahasuar me censin e fundit në Maqedoni të Veriut, popullata ka një rënie prej rreth 170 mijë banorësh. Enti Shtetëror i statistikave do të verifikojë se çfarë ka ndodhur me ata qytetarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos