Ka përfunduar makthi i përjetuar nga 4 alpinistë në Qafë Valbonë. Alpinistët që po eksploronin natyrën kishin rënë në një humnerë në Majën e Zhaborrës, e njohur edhe si Maja e Brijasit.
Alpinistët kanë arritur të kërkojnë ndihmë, pasi relievi është mjaft i vështirë, por edhe sepse mësohet se të paktën njëri prej tyre ishte i lënduar.
Alpinistët kërkuan ndihmë nga policia dhe banorët e zonës, dhe pas njoftimit të marrë, mësohet se një helikopter tip EC 135 ka evakuuar 4 alpinistët që ishin bllokuar në një zonë të thellë me lartësi 2328 metra, në terren të thepisur. Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po transportohet me helikopter, drejt Spitalit të Traumës, ndërsa dy shtetasit e tjerë, që po u vinin në ndihmë të dëmtuarve, ndodhen të akomoduar dhe në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)