
Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, ka rezultuar fitues edhe pas rinumërimit të votave për Bashkinë e Rrogozhinës.
Mësohet se pas procesit te rinumërimit, kandidati i PS, Edison Memolla rezulton me 21 vota avantazh nga 30 të tilla që kishte shpallur KZAZ.
KAS vendosi për rinumërimin e të gjitha kutive në Rrogozhinë, pas kërkesës së koalicionit Bashkë Fitojmë. Koalicioni ankimoi rezultatin në këtë bashki dhe mes të tjerash kërkoi që kutia e burgut të mos përfshihej, pasi sipas tyre ishte ajo që ka sjellë manipulimin e rezultatit në këtë bashki, gjë që nuk u pranua nga KAS.
Diferenca mes kandidatit te PS, Edison Memolla dhe atij të BF Shkëlqim Hoxha ishte vetëm 30 vota. (A2 Televizion)