
Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tregoi për mediat se është gati platforma me të cilën synojnë bashkimin dhe forcimin e PD për ta bërë alternativë fituese për zgjedhjet parlamentare.
Në funksion të bashkimit, Bardhi u shpreh i hapur për t’u ulur në tryezë me Berishën.
“Kjo platformë synon të forcojë PD. Zgjedhjet e ardhshme janë pranë. Duhet të bëjmë një parti më të fortë dhe moderne. Platforma do të jetë publike. Unë nuk kam asnjë kompleks të ulem me cilido. Për interes të Shqipërisë jam ulur dhe me Edi Ramën. Nuk e kam problem të ulem me këdo për të forcuat PD, bashkon bazën dhe kur partia të jetë gati të ketë dhe kryetarin e saj”, tha mes të tjerash Bardhi. (A2 Televizion)