Thaçi në Hagë, marrja në pyetje vijon edhe të mërkurën

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 09:45 | Kosova
Thaçi në Hagë, marrja në pyetje vijon edhe të

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të merret sërish në pyetje nga prokurori special në Hagë, pas dy ditëve ku iu nënshtrua pyetësorëve që zgjatën rreth 6 orë. Të martën Thaçi nuk ka preferuar të prononcohet për mediat, ndërsa një ditë më herët  në dalje të gjykatës kreu i shtetit tha se ishte biseduar për çështje teknike dhe sqaruese dhe se ka pasur interesim të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në 24 qershor, zyra e prokurorit të specializuar bëri publike aktakuzën për krime lufte dhe kundër njerëzimit ndaj presidentit të Kosovës, kreut të PDK Kadri Veseli dhe 9 personave të tjerë. Përpara se të niste procesi i pyetjeve, Thaçi deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte e cilësoi si “çmim për lirinë” dhe se ai beson tek drejtësia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos