Putin nuk i trembet asgjëje: Sistemi “Patriot” është i vjetër

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 19:05 | Bota
Putin nuk i trembet asgjëje: Sistemi “Patriot” është

Premtimi që presidenti Zelensky mori nga homologu amerikan për t’u furnizuar me sistemin mbrojtës “Patriot” nuk e frikëson aspak kreun e Kremlinit.

Gjatë një deklaratë për mediat, Valdimir Putin u shpreh se sistemi i mbrojtjes ajror “Patriot” që Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë janë shumë të vjetra dhe Rusia e ka një armë që mund t’i kundërpërgjigjet atyre.

Ai u shpreh se “Patriot” është shumë i dalë mode dhe nuk krahasohet aspak me sistemin rus S-300.

Ukraina prej nisjes së luftës kishte kërkuar prej Amerikës këtë lloj armatimi, i cili sipas liderëve të saj do të sillte një ndryshim të rrjedhjes së luftimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos