Përkujtohet Baba Haxhi Saliaj, kleriku patriot që i dha Shqipërisë një kontribut të madh

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 14:53 | Sociale
Përkujtohet Baba Haxhi Saliaj, kleriku patriot që i dha

Është përkujtuar 85-vjetori i lindjes së Baba Haxhi Saliaj, me organizimin e një konference e cila mbante titullin “Bektashizmi në Gjirokastër dhe roli i shquar i Klerikut Patriot Haxhi Saliajt”.

Aktiviteti u hap nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, i cili e vlerësoi si simbol të fisnikërisë.  

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, e cilësoi Haxhi Saliajn si pjesë e plejadës e atyre klerikëve bektashian, të cilët jo vetëm nuk u nënshtruan prej mekanizmave të propagandës së regjimit komunist, por mbajtën të gjallë besimin e palëkundër në Zot.  

Baba Skënder Dervishi rikujtoi rolin që pati gjatë jetës Baba Haxhi Saliaj. Kumtesa u mbajtën dhe nga pedagogë të historisë në Universitetin e Gjirokastrës.

Ndërsa në fund të konferencës u dhanë tituj nderi nga Qarku Gjirokastër, Bashkia Mallakastër dhe Shoqata Mallakastra, zona të cilat u Baba Haxhi Saliaj lindi dhe u rrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos