Përleshje me thikë mes të rinjve në Prizren, humb jetën 15-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 12:45 | Kosova
Përleshje me thikë mes të rinjve në Prizren, humb jetën

Një 15-vjeçar ka humbur jetën në Prizren si pasojë e plagëve të marra pas një përleshjeje me thikë mes pesë të rinjve në këtë komunë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së sotme në rrugën “Ylber Fanaj” të këtij qyteti.

“Sot, rreth orës 10:00 në rrugën "Ylber Fanaj" në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit e ka goditur viktimën L.B., me një mjet të prehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze dhe për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dhe prokurori i shtetit kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit.

Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për ekzaminimin në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos