Një stuhi e fuqishme shiu solli shkatërrim në pjesë të ndryshme të Spanjës. Përmbytjet e mëdha që prekën disa qytete, lanë mijëra njerëz pa energji elektrike dhe detyruan mbylljen e rrugëve dhe linjave hekurudhore.
Stuhia, që u ashpërsua nga temperaturat e larta dhe lagështia, goditi rëndë veçanërisht qytetin bregdetar Alcanar në rajonin e Katalonjës.
Një stuhi e fuqishme shiu solli shkatërrim në pjesë të ndryshme të Spanjës Përmbytjet e mëdha që prekën disa qytete, lanë mijëra njerëz pa energji elektrike dhe detyruan mbylljen e rrugëve dhe linjave hekurudhore Stuhia, që u ashpërsua nga temperaturat e larta dhe lagështia, goditi rëndë veçanërisht qytetin bregdetar Alcanar në rajonin e Katalonjës Ekipet e emergjencës shpëtuan dhjetëra personave që kishin ngecur brenda makinave, shtëpive dhe kampingjeve Dëmet materiale janë tepër të mëdha pasi vërshimet e ujit morën para gjithçka që u doli përpara Fatmirësisht nuk janë raportuar viktima, por qendrat spitalore kanë marrë mbi 350 telefonata për përkujdesje shëndetësore
Disa rrugë u kthyen në lumenj me rrjedha të fuqishme që morën para automjete, pemë dhe tabelat e sinjalistikës rrugore. Ekipet e emergjencës shpëtuan dhjetëra personave që kishin ngecur brenda makinave, shtëpive dhe kampingjeve.
Dëmet materiale janë tepër të mëdha pasi vërshimet e ujit morën para gjithçka që u doli përpara. Për të strehuar të evakuuarit, autoritetet spanjolle kanë ngritur qendra strehimi në arena sportive.
Fatmirësisht, nuk janë raportuar viktima, por qendrat spitalore kanë marrë mbi 350 telefonata për përkujdesje shëndetësore. (A2 Televizion)