
Moti përmirësua ndjeshëm në Soçi të Rusisë, duke lejuar përfundimin e provave zyrtare që dukeshin të rrezikuara në mëngjes nga shirat e vrullshme.
Në këtë situatë të pazakontë, edhe protagonistët ndryshojnë nga favoritët e përhershëm. Pole Position shkon të piloti i talentuar Lando Norris, në McLaren, ndërkohë që është një ditë e mirë për Ferrari, që merr vendin e dytë me Carlos Sainz.
Në vend të tretë një tjetër talent, ai George Russell me Williams që po mahnit çdo ditë e më shumë dhe që do të jetë në Mercedes sezonin e ardhshëm.
Kampioni i botë s Lewis Hamilton arriti kohën e katërt, ndërkohë që lideri i renditjes, holandezi” fluturues” Max Vestappen, ndodhet në fund për shkak të ndërrimit të motorit të Red Bull. (A2 Televizion)