Shira të rrëmbyera në Soçi, provat zyrtare e Formula 1 mund të shtyhen ditën e nesërme

Nga A2 CNN
25 Shtator 2021, 11:50 | Sporte të tjera

Moti po vështirëson shumë vijimin e Çmimit të Madh të Soçit, në Rusi. Shirat e rrëmbyera pothuajse kanë përmbytur pistën ku në orën 14 pritet të zhvillohen provat zyrtare.

Prova e tretë e lirë ndërkohë u anulua, ashtu si gara e Formula 2 që pritej të fillonte në orën 12.30

Meteorologët flasin për një përmirësim të mundshëm të motit gjatë pasdites, por ende nuk ka një njoftim të organizatorëve për një shtyrje të mundshme, sepse pas orës 18 (17 lokale) edhe qartësia e shikimit të pistës nga pilotët ulet ndjeshëm.

Prova e tretë e lirë ndërkohë u anulua, ashtu si gara e Formula 2 që pritej të fillonte në orën 12.30

Ekziston edhe mundësia që provat zyrtare të zhvillohen ditën e nesërme, të njëjtin ditë me garën, diçka kjo që ka ndodhur dy vjet më parë në Suzuka të Japonisë, për shkak të pasojave të një tajfuni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos