Dueli me ukrainasin Prodan, rojet e sigurisë largojnë Florian Markun nga konferenca

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 16:54 | Sporte të tjera
Dueli me ukrainasin Prodan, rojet e sigurisë largojnë Florian Markun

Nxehet dueli i së shtunës në mbrëmje, ku Florian Marku do të ndeshet me ukrainasin Maxim Prodan. Sfida e vlefshme për titullin ndërkombëtar IBF në peshën welter do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, gjatë mbrëmjes ku dueli kryesor është ai për titullin botëror në peshat e rënda ndërmjet Anthony Joshua dhe Alexander Usyk.

https://twitter.com/MichaelBensonn/status/1441017852077780995
Tensioni fillestar në konferencën për shtyp

Në konferencën për shtyp, Marku reagoi ndaj ngacmimeve të kundërshtarit. Fillimisht boksieri shqiptar deklaroi se “do t’ia shkatërrojë fytyrën” dhe më pas i kërkoi të ndesheshin përpara gazetarëve.

https://twitter.com/boxing_social/status/1441045020006445057
Tensioni vijoi gjatë fotografisë zyrtare

Kjo bëri që rojet e sigurisë ta largonin Markun nga konferenca, për të evituar që situata të dilte nga kontrolli. Megjithatë, tensioni vijoi gjatë fotografisë zyrtare, ku boksieri shqiptar e shtyu Prodan, si për ti treguar çfarë e pret në fundjavë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/31/dua-te-jem-une-ndeshja-kryesore-sfidat-e-florian-markut-per-2021-shin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos