Përplasen automjetet në autostradë, të paktën 15 viktima

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 12:20 | Bota
Përplasen automjetet në autostradë, të paktën 15

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një kamion u përplas me një autobus që po transportonte disa qytetarë të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në një pjesë rurale të provincës Manitoba në Kanada të enjten pasdite. Autobusi ishte nisur drejt një kazinoje pranë Carberry-t.

Përpos 15 viktimave, dhjetë persona të tjerë janë dërguar në spital. Në vendin e ngjarjes u dërguan 12 ambulanca, si dhe një helikopter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos