Moti ekstrem, 45 gradë celsius në Meksikë, ngrica në Bolivi

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 10:59 | Bota

Moti ekstrem përfshiu vendet e Amerikës Latine këtë javë, duke variuar nga kushtet e acarta dhe bora te vapa përvëluese.

Rajoni më i madh bujqësor i Bolivisë, Santa Cruz, u godit papritur, nga një stuhi bore dhe akulli, që shkaktoi dëme të mëdha në të mbjella. Po ashtu në rajonin e njohur për prodhimin e verës të Tajira, temperaturat ranë nën zero.

Nga ana tjetër, një vale të nxehti mbërtheu Meksikën, me temperaturat që i kaluan 45 gradë celsius në shtetet veriore si Nuevo Leon dhe 35 gradë, në qytetin e Meksikos.

Në kryeqytet, qytetarët e kërkuan shpëtimin nga vapa në shatërvanët publikë dhe çadrat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos