
Dy avionë të vegjël turistikë janë përplasur në ajër, mesditën e së mërkurës në kufirin mes Francës dhe Italisë, në rajonin e Alta Provenza.
Sipas mediave franceze, raportohet se dy persona kanë humbur jetën ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur rëndë, megjithatë bilanci është ende provizor.
Të dy avionët turistikë ishin nisur nga aeroporti i vogël i Saint-Pons. Priten ende detaje nga autoritetet zyrtare për shkaqet e këtij aksidenti ajror. (A2 Televizion)