
Një australian është arrestuar me më shumë se 140 milionë dollarë metamfetaminë në furgon, pasi u përplas me një makinë policie të parkuar në një stacion. 26-vjeçari Simon Tu u ndalua të hënën nga policia vetëm një orë pasi kishte përplasur mjetin e tij tip Toyota HiAce te makina e policisë, duke dëmtuar edhe një furgon tjetër ngjitur me të.
Pasi e ndaluan, efektivët ushtruan një kontroll brenda furgonit pasi Tu po shfaqte sjellje të çuditshme dhe gjetën 13 kuti të mbushura me 300 kg metamfetaminë, një sasi që në tregun me pakicë do të kapte vlerën e 140 milionë dollarëve. “Ishte një prej sekuestrimeve më të lehta që kemi realizuar në departamentin tonë”, tha kreu i hetuesve të Nju Sauth Uells, Glyn Baker. “Nuk ishte dëgjuar ndonjëherë që dikush të përplasej me makinën e policisë me atë sasi droge”.
Ryde detectives investigate $200 million car crash https://t.co/uYynfshenB pic.twitter.com/ORAdtxgfUu (A2 Televizion)
— NSW Police Force (@nswpolice) July 23, 2019