Përplasen në ajër dy avionë ushtarakë amerikanë, kërkohet ekuipazhi

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2018, 09:53 | Aktualitet
Përplasen në ajër dy avionë ushtarakë amerikanë,

Forcat detare amerikane raportuan sot për një aksident të rëndë të ndodhur sot në afërsi të Japonisë, dhe që ka përfshirë dy nga avionët e saj ushtarakë dhe 7 ushtarë.

Sipas burimeve zyrtare por ende në zhvillim, aksidenti në ajër përfshiu një avion luftarak F/A -18 dhe një KC-130, avion që shërben për furnizimin me karburant.

https://www.facebook.com/IIIMEF/posts/2475671802666791
Postimi në Facebook i Forcave Ajrore amerikane për aksidentin në Japoni

Sipas burimeve, dy ushtarë janë gjetur, ku të paktën njëri prej tyre është në gjendje të qëndrueshme dhe është transportuar në spital. Janë ende në zhvillim operacionet për gjetjen dhe shpëtimin e pjesës së mbetur të ekuipazhit.

Ende të panjohura janë shkaqet e aksidentit, madje ka mospërputhje midis burimeve japoneze që deklaroi se aksidenti ndodhi 60 milje nga territori i vendit aziatik, ndërsa forcat amerikane flasin për të paktën 200 milje larg Japonisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos